Zhduken shishet e verës me vlerë 3 milionë euro, Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim Eno Agasin, djalin e xhaxhait të Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë të mallrave që i nënshtrohen akcizës, si dhe magazinim të mallrave që paguajnë akcizë. Eno Agasi rezulton të jetë kushëriri i Ergys Agasit, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve nga SPAK për çështjen “AKSH-in”.

Sipas hetimeve, kur hetuesit e BKH-së shkuan në banesën e Agasit, zbuluan një kantinë vere. Sipas procedurës, ata njoftuan Drejtorinë e Doganave, pasi dyshohej se vera ishte kontrabandë. Doganat kryen inventarizimin për disa orë dhe përllogaritën një dëm prej rreth 400 milionë lekësh në buxhetin e shtetit nga mospagimi i akcizës.

Për shkak se ishte natë dhe transporti nuk mund të kryhej, malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës, Eno Agasi dyshohet se ka larguar verën, si dhe ka hequr serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonët e Doganës shkuan për të marrë mallin dhe për ta dërguar në ruajtje, konstatuan se ai nuk ndodhej më në kantinë.

Të Fundit