Gazetarja Zhaklin Lakatari është shprehur se është ndjerë shumë keq nga komentet që ka marrë pas vizitës së saj në Beograd.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se është ndjerë e përdhunuar verbalisht.
Sipas saj, dhuna është e papranueshme qoftë ajo fizike dhe verbale, dhe nuk duhet të lejohet në asnjë rast.
“Jam ndjerë super mega e dhunuar, e përdhunuar verbalisht. I kam përjetuar shumë keq. Dhuna verbale është dhunë. Dhuna është e papranueshme”- tha ajo.