Pak ditë më parë bëmë apel për rastin e Noemit nga Berati, që ka nevojë për solidaritetin e të gjithëve, për të bërë të mundur një ndërhyrje për skoliozë. Shumë qytetarë i janë përgjigjur apelit dhe shumë të tjerë vazhdojnë të kontribuojnë për këtë rast. Së fundi transmetuam edhe ankesën e Demir Abazi, i cili ka qenë ish i dënuar politik dhe është dënuar me 10 vjet burg. 2 vite i ka bërë në Vlorë dhe më pas në Spac, ku ka bërë punë të detyruar si minator. Meqenëse qeveria ka miratuar një ligj për shtesën e pensionit për të gjithë ata, që kanë qenë minatorë, Demiri ka kërkuar këtë shtesë, por i është kërkuar nga sigurimet një vërtetim nga vendi, ku ka kryer dënimin dhe punën e detyruar, që ka bërë.Në këto kushte i është drejtuar me shkresë Ministrisë së brendshme, Ministrisë së drejtësisë si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por nuk ekzistojnë të dhënat.Avokati Spartak Ngjela shpjegon, se e vetmja mënyrë e zgjidhjes, është zhvillimi i një gjyqi, pasi dokumentat dhe të dhënat janë shumë të vështira të gjenden.Pas transmetimit të rastit në “Stop” Demir Abazi tregon, se mori një përgjigje nga Autoriteti i dosjeve, ku i është vërtetuar reparti, ku ka kryer dënimin dhe punën e detyruar, dokument, që e dorëzoi në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, për shtesën e pensionit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]