Kryeministri edi Rama, ka postuar në rrjetin social facebook lidhur me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të vendit që mbahen ditën e sotme, duke ftuar të gjithë qytetarët e këtyre bashkive të marrin pjesë në votim.
“Dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Në 5 bashki të vendit mbahen zot zgjedhjet e pjesshme vendore. 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë.



