Zgjedhja e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ka tërhequr vëmendjen më të madhe diplomatike të viteve të fundit.
Në mbledhjen e së mërkurës, 11 dhjetor 2025, pritet të marrin pjesë përfaqësues të një numri rekord ambasadash, mes tyre ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë kjo bëhet e ditur nga njoftimi i KLP-së
Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik dhe secili kandidat do të ketë në dispozicion 45 minuta. I gjithë procesi do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH.
Këshilli ka konfirmuar gjithashtu se gazetarët do të akomodohen në sallën e mbledhjes, ndërsa kameramanëve do t’u lejohet të filmojnë vetëm pamjet hyrëse para fillimit të seancës.
4 kandidatët që do t’i nënshtrohen seancës dëgjimore janë:
Adnan Xholi
Doloreza Musabelliu
Elvin Gokaj
Klodian Braho
Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK vlerësohet si një nga momentet më vendimtare për vijimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa prania e gjerë diplomatike pritet të theksojë rëndësinë dhe transparencën e këtij procesi.



