Zëvendëskryeministrja Balluku kërkon dorëheqjen drejtorëve dhe administratorëve të Bashkisë së Lushnjës

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe 13 administratorëve të bashkisë së Lushnjës.

Në një takim të zhvilluar në bashkinë e Lushnjës, zëvendëskryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e PS ne qarkun e Fierit, u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve në bashkinë e Lushnjës dhe 13 administratorëve.

Burime zyrtare nga kjo bashki sqaruan se ashtu si në bashkinë e Fierit pas dorëheqjes, puna e secilit drejtor dhe administrator do te shqyrtohet nga një komision ku do të vlerësohet performanca e gjithsecilit.

Bazuar në këtë vlerësim do të vendoset nëse drejtuesi do të qëndrojë në detyrë apo do të largohet. Bashkia e Lushnjës ka 15 njësi administrative, por në dy prej tyre vendi i administratorit është vakant.

Në Fier ndërkohë, kanë dhënë dorëheqjen të gjithë administratorët e njësive, që gjithsej janë 14. Drejtorë të bashkisë dhe drejtorive rajonale gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen.

Të Fundit