Zelensky shkarkon dy Gjeneralët: Tradhëtarë, kush shkel betimin ushtarak do …

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ka shkarkuar dy gjeneralë të lartë ukrainas. Ai i ka quajtur ata “antiheronj” në fjalimin e publikuar gjatë natës të postuar në mediat sociale të enjten mbrëma.

“Sot u mor një vendim tjetër për antiheronjtë. Tani nuk kam kohë të merrem me të gjithë tradhtarët. Por gradualisht do të ndëshkohen të gjithë”, tha ai.

Dy Gjeneralët, Shefi i Departamentit Kryesor të Sigurisë së Brendshme të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Naumov Andriy Olehovych dhe Kreu i Zyrës së Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës në rajonin Kherson, Kryvoruchko Serhiy Oleksandrovych – janë hequr nga detyra.

“Ata ushtarakë të cilët shkelin betimin ushtarak të besnikërisë ndaj popullit ukrainas në lidhje me mbrojtjen e shtetit tonë, lirinë dhe pavarësinë e tij, në mënyrë të pashmangshme do të privohen nga grada të larta ushtarake. Gjeneralët e rastësishëm nuk bëjnë pjesë këtu!”. tha Zelensky.

Të Fundit