Zelensky: Jemi në prag të një katastrofe bërthamore

Të gjithë ne jemi në prag të një katastrofe bërthamore për shkak të pushtimit të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia-s nga trupat ruse.

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Zelensky, në një video-konferencë në samitin e BE-së në Pragë.

Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin tonë për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për t’u ofruar të gjithë evropianëve garancitë e duhura energjetike.

Më tej, në përfundim të fjalës së tij, presidenti Zelensky tha se Rusia duhet të dështojë në përpjekjen e saj për t’i detyruar evropianët në varfëri energjetike.

Të Fundit