Zëdhënësja për shtyp e Trump: SHBA harxhonte 50 milionë $ për prezervativë në Gaza

Zëdhënësja për shtyp e Presidentit amerikan, Karoline Leavitt, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin një dërgesë prej 50 milionë dollarësh që shkon për financimin e prezervativëve në Gaza.

Leavitt, theksoi se administrata e re amerikane po merr masa për të rritur kontrollin mbi shpenzimet e buxhetit federal, në mënyrë që fondet e taksapaguesve të përdoren në mënyrë më efikase. Ajo theksoi se, ndonëse prezervativët janë një mjet i nevojshëm për parandalimin e HIV-it, administrata nuk e konsideron të justifikueshëm këtë financim kaq të madh për Gazën.

“Shpenzimi i parave të taksapaguesve për këtë qëllim është i papranueshëm. Ne po bëjmë një hap të rëndësishëm për të siguruar që çdo dollar të shpenzohet në mënyrë të përgjegjshme,” tha Leavitt.

Ishte Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (DOGE), i drejtuar nga Elon Musk dhe Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Menaxhimin dhe Buxhetin ata të cilët zbuluan shifrën e financimeve që do të shkonte për blerjen e prezervativëve.

Ky vendim vjen në kuadër të politikave më të gjera të administratës për të kufizuar ndihmën e huaj dhe për të rishikuar pjesëmarrjen e SHBA në organizata ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nga e cila presidenti Trump u tërhoq ditën e parë si president.

Dërgesat e prezervativëve janë përdorur për vite të tëra si pjesë e iniciativave globale të SHBA për parandalimin e HIV/AIDS, por duket se nuk do të jenë më në prioritetet e administratës Trump.

Të Fundit