Disa gërmime inertesh kanë zbuluar në mënyrë rastësore një tubacion qindra vjeçar në fshatin Mborje të Korçës.
“Në gjuhën tonë do i quajmë gjyngje sepse janë të lidhura me njëra tjetrën dhe nga aspekti arkeologjik ato datojnë në shekullin e 17, periudha mesjetare otomane. Kanë shërbyer për një ujësjellës sepse diku këtu afër, rreth 700 metra në largësi ndodhet dhe kalaja e Mborjes. 1:40 e njëjtë me këtë situatë paraqitet afër kalasë së Prizrenit në Kosovë. Prandaj them që kjo kronologjikisht vjen nga periudha otomane”, thotë Lorenc Cenolli, arkeolog.
Ky zbulim është tejet i rëndësishëm për faktin se është i pari i këtij lloji në juglindje.
“Është i pari i këtij lloji në këtë zonë dhe rajonin e Korçë me inspektimet e mia. Patjetër që janë të rëndësishme sepse kur bëhet fjala për arkeologji, nuk duhet të mendojmë si apendiks, nuk bëhet fjala për Korçën por për kudo, çfarë do lloj gjetje që bëhet futet në trashëgiminë kulturore”, shprehet arkeologu.
Gërmimet dhe kërkimet do të vijojnë nga instituti i arkeologjisë, për të parë në qoftë se ka mbetje të tjera të këtij tubacioni.