Zbulohet shtëpia e barit në Sarandë, arrestohet një person, 4 punonjës të OSHEE nën hetim

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Green flat”, dhe ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.

Lidhur me këtë veprimtari të paligjshme u vu në pranga 30-vjeçar Enea Pitani, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij Mikele Qamil.

Gjithashtu u proceduan penalisht për shpërdorim detyre 4 punonjësit e OSHEE Sarandë, shtetasit H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç.

Të Fundit