Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim dy të tjerë për vjedhjen e 22 biçikletave.
Autori me iniciale E. K., 32 vjeç u kap në flagrancë në rrugën “Nikolla Lena” teksa përpiqej të vidhte biçikletën e qytetarit me iniciale I.D.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij, me iniciale F. B. dhe E. B. Në vijim të këtij operacioni, të koduar “Twenty two” është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 50-vjeçar me iniciale A.D.
Gjatë kontrollit në një ambient të administruar nga ky i fundit, policia sekuestroi 22 biçikleta të vjedhura, të cilat ai i përvetësonte nga E.K., F.B dhe E.B.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.