Hyn në klasifikimin e yjeve të vegjël dhe relativisht të ftohtë
Një planet i ri 6 vjet dritë larg nesh është zbuluar. Rrotullohet rreth yllit Barnard, që është ylli më i afërt me Diellin tonë. Konfirmimi i planetit Barnard B mbërrin nga një vëzhgim i imtësishëm i Very Large Telescope, që është aktualisht instrumenti optik më i avancuar në botë, nga Observatory Astronomic në Kili.
Ky sistem planetar është i dyti më i afërt me ne, menjëherë pas Alpha Centauri që është me 3 yje e ndodhet 4 vjet dritë larg Tokës, përkatësisht 41 mijë mld km.
Distanca e vogël dhe karakteristikat e yllit Barnard e bëjnë atë të jetë një target primar në kërkimet për planet extradiellore. Hyn në klasifikimin e yjeve të vegjël dhe realtivisht të ftohtë, në afërsi të të cilëve zakonisht rrotullohen planete shkëmbore. Ekzistenca e këtij planeti rreth yllit Barnbard u propozua edhe disa vite më parë, por konfirmimi mbërrin vetëm tani.
Planeti i ri i sapozbuluar ka një masë të barabartë me gjysmën e masës së Afërditës, ndodhet 20 herë me afër yllit të vet në krahasim me distancën e Mërkurit me Diellin, që është edhe planeti me i brendshëm në sisitemin tonë. Një vit zgjat 3.5 ditë tokësorë dhe temperatura e sipërfaqes është rreth 125 gradë Celcius.