Një tjetër variant i Covid është gjetur në Francë. Shkencëtarët bëjnë me dije se varianti I ri përmban 46 mutacione që mendohet se e bëjnë atë edhe më rezistent ndaj vaksinave dhe më infektiv se virusi origjinal.
Rreth 12 raste janë identifikuar deri më tani pranë Marsejës dhe rasti i parë lidhet me një udhëtim në vendin afrikan Kamerun.
Varianti u zbulua nga akademikët e IHU Mediterranee Infection më 10 dhjetor, por që atëherë nuk është përhapur me shpejtësi në popullatë.
Ai ende nuk është identifikuar në vende të tjera dhe nuk është emërtuar si një variant nën hetim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Profesor Philippe Colson, i cili drejton njësinë që zbuloi variantin, tha: “Ne kemi disa raste të këtij varianti të ri në zonën e Marsejës.
Ne e quajtëm atë “variant IHU”. Dy gjenome të reja sapo janë dorëzuar.’
Varianti është quajtur B.1.640.2 dhe zbulimi i tij u njoftua në një letër të postuar në medRxiv.
Shkencëtarët thonë se origjina është gjenetikisht e ndryshme nga B.1.640, e cila mendohet të jetë shfaqur në Republikën Demokratike të Kongos në shtator.
Testet tregojnë se varianti mbart mutacionin E484K që mendohet se e bën atë më rezistent ndaj vaksinave.
Ai gjithashtu ka mutacionin N501Y – parë për herë të parë në variantin Alpha – që ekspertët besojnë se mund ta bëjë atë më të transmetueshëm.
Është një i afërm i largët i Omicron, për të cilin shkencëtarët thonë se ka të ngjarë të evoluojë nga një virus më i vjetër.
Shkencëtarët thonë se: ‘Këto vëzhgime tregojnë edhe një herë paparashikueshmërinë e shfaqjes së varianteve të reja SARS-CoV-2 dhe prezantimin e tyre nga jashtë. Dhe ato tregojnë vështirësinë për të kontrolluar një prezantim të tillë dhe përhapjen e mëvonshme.”
Franca ka mbikëqyrje të mirë për variantet e Covid, që do të thotë se çdo lloj i ri mutant identifikohet shpejt.
Në Britani rreth tre në dhjetë raste janë me variante.
Omicron – ose B.1.1.529 – mbart rreth 50 mutacione dhe duket se është më I shpejtë në infektimin e njerëzve që tashmë kanë një nivel imuniteti.
Por sipas kërkimeve është vërtetuar se ka gjithashtu shumë më pak gjasa të shkaktojë raste të rënda.