Fotografitë e një shtëpie të vogël të bardhë e vetme në një ishull të largët po qarkullojnë dhe teoritë konspirative nuk po ndalojnë.
Ajo është emëruar si shtëpia më e vetmuar në botë dhe për shumë njerëz duket si një shtëpi ëndrrash.
Teoritë e konspiracionit për shtëpinë e bardhë lindën pasi fotot u publikuan në Instagram.
Në foto shihet një shtëpi piktoreske në mes të një shpati të gjelbër, e rrethuar nga deti blu në të dy anët.
Po ku ndodhet?
Sipas The Mirror kjo shtëpi është e vendosur në Ellidaey, një ishull i largët në jug të Islandës. Ky ishull i vogël është pjesë e Vestmannaeyjar, një arkipelag me 15 deri në 18 ishuj.
Sot, ishulli është i shkretë, por dikur ishte i banuar nga pesë familje.
Familja e fundit u largua në vitin 1930 dhe ishulli ka qenë i pabanuar që nga ajo kohë.
Për vite, thashetheme dhe teori të ndryshme misterioze kanë mbizotëruar në lidhje me shtëpinë e vogël të bardhë në ishullin e largët.
Një thashethem thotë se është ndërtuar nga një miliarder i çuditshëm që planifikoi ta përdorë atë në rast të një zbulimi të zombies, raporton “The Sun”.
Të tjerë kanë pohuar se shtëpia i përket këngëtarit të famshëm Islandez Bjork ose një vetmitari fetar.
Disa në rrjetet sociale pohuan se shtëpia nuk ekziston fare dhe fotot janë montazhe.
Në fakt, shtëpia në Ellidaey Island i përket Shoqatës së Gjuetisë llidaey.
E ndërtuar në vitet 1950, ajo shërben si një shtëpizë gjuetie dhe s
auna për anëtarët e klubit.