Zbulohet kandidati i parë që shpreh interes për drejtues të SPAK

Prokurori Klodian Braho kandidati i parë që ka shprehur interesin, duke dorëzuar platformën për postin e drejtuesit të SPAK.

Klodian Braho

Afati i fundit për shprehjen e interesit dhe dorëzimin e platformës është dita e mërkurë, 8 tetor, sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas burimeve për media, pritet që gjatë këtyre ditëve të aplikojnë të paktën katër prokurorë të SPAK, të cilët synojnë të zëvendësojnë Altin Dumanin në detyrë, duke nisur nga 19 dhjetori i këtij viti.

Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.

 

Të Fundit