Në fshatin Strikçan të Bulqizës është zbuluar një gërmim arkeologjik unik, i cilësuar nga specialistët si varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri, në formën e një mauzoleumi me elementë të veçantë arkitektonikë dhe epigrafikë.
Lajmin e ndau në rrjetet sociale vetë kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë zbulim si një pasuri të çmuar për trashëgiminë kulturore të vendit.
Monumenti, me përmasa rreth 9 metra me 6 metra dhe një dhomë funerare 2.40 metra të lartë, ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, i cili i kushtohet individit të varrosur, Gelliano-s, dhe perëndisë Jupiter.
Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës, duke e kthyer gjetjen në një moment historik për arkeologjinë shqiptare.