Zbritje çmimi për gratë dhe paketa “VIP”, ja si promovohej në rrjetet sociale udhëtimi i paligjshëm për emigrantët

Profilet dhe faqet sociale të përdorura për të promovuar udhëtimet e paligjshme për migrantët.

Me qindra postime dhe përmbajtje, trafikantët e qenieve njerëzore reklamonin trafikun për të mbërritur në Itali nga brigjet e Afrikës së Veriut.

Dhe për të tërhequr klientë të rinj, ofruan çmime të lira për gratë dhe fëmijët, si dhe paketa reale të udhëtimeve familjare, madje edhe udhëtime “VIP”.

Çmimi i biletës, afërsisht 4600 euro për person. Emigrantët mund të transferonin shumën për blerjen e biletës së udhëtimit në pikat e transfertave të parave.

Të paktën një mijë faqe sociale, të cilat vepronin si agjenci të vërteta udhëtimi, u mbyllën nga Policia e Palermos pas hetimeve të ndryshme: 728 profile sociale u mbyllën dhe të tjera janë në proces mbylljeje. Këto janë kryesisht llogari të përdorura nga trafikantët aktivë në Libi, por edhe në Egjipt, vend nga i cili nuk është regjistruar asnjë nisje anijesh, por nga ku organizatat menaxhojnë udhëtimet e emigrantëve.

Mbyllja e faqeve të përdorura si mjet për promovimin e trafikimit të qenieve njerëzore u arrit edhe falë bashkëpunimit me “Meta”.

Analizat janë kryer edhe nga policët e Skuadrës Fluturuese të Palermos, duke u nisur nga modeli operacional i përdorur nga shoqatat kriminale, aktive në trafikun e emigrantëve, të cilat përdorin rrjetet sociale për të reklamuar aktivitetet e tyre të paligjshme dhe për të sponsorizuar shërbimet e transportit që u ofrohen emigrantëve.

Aktiviteti i analizës së agjentëve, i cili filloi nëntorin e kaluar, bëri të mundur nisjen e hetimeve dhe kryerjen e kontrolleve në kuadër të hetimeve në vazhdim, si dhe marrjen e informacionit për vendet e nisjes apo tranzitit të emigrantëve dhe për mënyrat e reja të transportit, për qëllime të monitorimit të fenomenit dhe shkëmbimit të drejtpërdrejtë të informacionit me organet e policisë libiane dhe tuniziane.

Të Fundit