Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku 82 vjeçari Paulin Gina u gjet i vdekur në banesën e tij. Policia bën me dije se të moshuarin e ka vrarë me thikë e çekiç fqinji i tij Fation Janina. Ky i fundit, 39 vjeç, ka fshehur armët e krimit dhe ka mbyllur derën e banesës së viktimës me çelës nga jashtë.
“Policia zbardh ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 13. Vrau me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin, fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës, njofton Policia.
Blutë kanë publikuar pamjet e sendeve të forta e po ashtu një veshje me njolla gjaku të 39 vjeçarit, si më poshtë:
Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes.
“Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit (fqinj i viktimës). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, rreth orës 18:50 të datës 30.12.2024, kanë marrë njoftim se në lagjen nr.13, Durrës, ishte gjetur i pajetë në banesë, dyshohej i dëmtuar me mjet prerës, një 82-vjeçar. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë, grupi hetimor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit. Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçarit P. G., eksperti mjeko-ligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit. Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta“, thuhet në njoftimin zyrtar.
Paraprakisht dyshohet se krimi makabër ka ndodhur për motive të dobëta.