Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku një konflikt mes dy shtetasve degjeneroi në përdorim arme zjarri.
Sipas burimeve, shkak i sherrit ka qenë një borxh prej 100 eurosh që 38-vjeçari i detyrohej shtetasit A.Visha.
Ky i fundit ka deklaruar se e ka hasur rastësisht në ambientet e një lokali dhe i ka kërkuar kthimin e shumës.
Fillimisht, konflikti ka nisur me fyerje dhe debate verbale, por situata është përshkallëzuar kur 38-vjeçari e ka goditur me shpullë Vishën. Pas këtij momenti, Visha ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka kërcënuar atë.




