Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re në Tiranë, procedohen penalisht tre të mitur dhe një grua

Tre të mitur dhe një grua e kanë pësuar, pasi akuzohen për vjedhje në Unazën e Re. Policia bënë me dije se u identifikuan dhe proceduan penalisht shtetasja S. P., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Zbardhen 3 raste të vjedhjeve të ndodhura në Unazë të Re, gjatë ditëve të fundit, identifikohen dhe procedohen penalisht 4 autorët e dyshuar.

-Vodhi një shumë parash, në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”, procedohet penalisht 41-vjeçarja.

– Vodhën produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”, procedohen penalisht 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, nga kryerja e veprimeve hetimore profesionale, të iniciuara nga denoncimet e qytetarëve të ndryshëm, për raste vjedhjesh, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar të këtyre vjedhjeve, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u identifikuan dhe proceduan penalisht shtetasja S. P., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.

41-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”.

3 të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 3 të miturit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit