“Zarfet lihen në pika bastesh dhe hyrje pallatesh”, PD denoncon procesin e votës së emigrantëve në Athinë

Kryetari i Partisë Demokratike në Athinë, Alfred Fizi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së procesit të votimit të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, konkretisht në Athinë. Në një deklaratë publike, Fizi e ka cilësuar këtë proces jo vetëm si të dështuar, por si pjesë të një skeme të mirëorganizuar për manipulimin e votës.

“Të përfundojnë zarfet me fletët e votimit të emigrantëve në pika bastesh e të braktisur në hyrje pallatesh, dhe aq më keq që mos të dijë askush se kush i merr e kush i dorëzon, nuk është vetëm dështim i këtij procesi por një plan i studiuar nga mëndje perverse që e kanë zakon vjedhjen e votës”, shkruan Fizi në FB.

Sipas tij, kjo situatë është alarmante dhe përbën një kërcënim serioz për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas tij, mungesa e transparencës dhe kontrollit në menaxhimin e zarfeve po minon besimin te procesi zgjedhor dhe po shkel të drejtën kushtetuese të qytetarëve emigrantë për të votuar lirshëm dhe të sigurt.

 

Të përfundojnë zarfet me fletët e votimit të emigrantëve në pika bastesh e të braktisur në hyrje pallatesh dhe aq më keq që mos të dijë askush se kush i merr e kush i dorëzon, nuk është vetëm dështim i këtij proçesi por një plan i studiuar nga mëndje perverse që e kanë zakon vjedhjen e votës…

Të Fundit