Ministria e Punëve të Jashtme njofton se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
Nuk dihet ende kush do ta zëvendësojë ambasadoren Kim.
“Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, shkruhet në postim.
Yuri Kim nisi detyrën në janar 2020 në Tiranë. Mandati i diplomatëve amerikanë është 3 vjet.