Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
“Shqipëria mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me miqtë dhe partnerët amerikanë për të promovuar ‘Agjendën 2030 për Ballkanin Perëndimor’, është shprehur pas takimit ministrja Xhaçka.
Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin Euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”.
Pas Xhaçkës, i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.