Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se është njoftuar zyrtarisht se Greqia do të çojë në një nivel më lartë raportet me Kosovën.
”Të premten zyrtarisht jemi njoftuar se Greqia do t’i avancojë raportet me Prishtinën, në nivel të drejtorëve politikë, që është niveli më i lartë i mundshëm deri në nivelin e ministrit”, ka sqaruar Vuçiq.
Presidenti Vuçiç ka thënë se do i lutet Greqisë që kjo mos të ndodhë, sepse hapi i ardhshëm është njohja e pavarësisë.
Sipas tij, ky është problem, sepse tregon se Europa do të unifikohej kundër interesave të Serbisë kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës.
Më tej, ai theksoi se ekziston një rrezik shtesë që vendeve të tjera t’u bëhet presion për ta bërë të njëjtën gjë. Pastaj, thotë ai, do të arriheshin marrëveshje bilaterale, ku një vend i tretë do ta përfaqësonte Kosovën në organizatat ndërkombëtare, dhe kështu të bëhej pjesë e NATO-s.
“Situata është shumë e vështirë për ne. Ne e ftuam ambasadorin grek për një bisedë, por nuk morëm asnjë masë, sepse kemi besim në miqësinë mes dy vemdeve dhe shpresojmë që ajo të mos shkojë me masa dhe afrime të mëtejshme,” theksoi Vuçiç.
I pyetur nëse ai ka marrë garanci se Greqia nuk do ta njohë Kosovën, ai tha se ai ka marrë garanci të tilla, por faktet tregojnë se ata po e rrisin nivelin e marrëdhënieve të tyre me Kosovën