Presidenti serb thotë se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën. “Nuk mendoj se duhet të pranojmë apo njohim pavarësinë në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët e Kosovës për bashkëpunim të ndërsjellë. Megjithatë, kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të cilën ata duan të flasin”, shtoi Vuçiç.
Vuçiç ngul këmbë te Ballkani i hapur si e vetmja rrugë që garanton bashkëpunim rajonal efektiv.
Mendoj se Ballkani i Hapur është ideja më e mirë, është një mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe marrëdhëniet tona të këqija. Sa i përket drejtësisë, nuk ka dyshim se Serbia ka pësuar një padrejtësi të madhe. Si është e mundur që të gjithë kanë të drejtë të shkëputen nga Jugosllavia?” Dhe më pas, nuk ka vend ku të jetojnë serbët.