Vuçiç: Do shpallim Kosovën krahinë autonome të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar se do të shpallin Kosovën krahinë autonome me mbrojtje të veçantë sociale.

Komentet Vuçiç i bëri në një deklaratë të jashtëzakonshme për çështjen e Kosovës, ku tha se Serbia do të ofrojë mbështetje për shtetasit e Kosovës.

Ai tha gjithashtu se deri në muajin nëntor do të takoje rreth 60 liderë botërorë, të cilëve do i dorëzojë dokumentet që sipas tij tregojnë padrejtësitë që i janë bërë Serbisë.

“Kjo që na ndodh ne nuk ka kurrëfarë kuptimi. Ne nuk flemë rehat. Pyes veten çfarë mund të bëja më mirë. Të gjithë serbët më me nam e më me famë kanë nisur duke i ofenduar e nënçmuar. Kanë filluar arrestimet, keqtrajtimet e serbëve.

Duhet të nisim takime me 60 liderë botërorë deri në fund të nëntorit dhe secilit prej tyre në gjuhën zyrtare do i dorëzoj të gjitha dokumentat, edhe Biden, edhe Putinit, edhe Xi Jinping, pra të gjithë liderëve të vendeve të përhershme të KS të OKB. Do i tregojmë faktet. 11 dekorata do ia jap miqve tanë që na kanë ndihmuar më shumë për çështjen e Kosovës, si Putinit, presidentit të Kinës, etj. Ata i janë kundërvënë pjesës më të madhe të botës për ne.

Rezultatet do i shihni së shpejti. Fjala është për veprime diplomatike. Kosova e Metohia si një zonë e mbojtjes së veçantë sociale. Në Parlament do të miratojmë ligjin që do të shpallim krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, duke e shpallur si zonë të veçantë të mbrojtur, duke ofruar mbështetje për të papunët. Fëmijët do të kenë të drejtën për libra shkollorë falas”, tha Vuçiç.

Të Fundit