Vuçiç ka deklaruar për gazetarët se atij ju kërkua që Serbia ta njohë de facto e de jure Kosovën pasi pala kosovare ka tentuar të krijohet një lloj i ri i planit zbatues.
“Ishte një truk e qëllim për ta shtyrë Serbinë që ta njohë Kosovën de facto e de jure, duke u tentuar të krijohet një lloj i ri i planit zbatues”, deklaroi Vuçiç.
“Në atë plan, pika 1 do të ishte prezantimi i planit, e pika 2 që ne t’i lejojmë ata të hyjnë në institucione ndërkombëtare, ndërsa pika 3 përmbushja e detyrimeve të tyre. Sigurisht se kam refuzuar diçka të tillë pasi kjo nuk shkruhet askund, dhe as nuk kemi folur ndonjëherë për këtë”, shtoi ai.
Teksa foli edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç dhe Mitrovicë e Veriut të cilat janë mbajtur më 23 Prill, Vuçiç tha se Kurti refuzoi të bëjë një zgjidhje tranzitore në të cilën fituesit shqiptarë nuk do të merrnin në dorëzim zyrat.
Sipas tij pala kosovare e refuzoi Draft-Statutin e propozuar nga Ekipi Menaxhues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ekipi Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, përfshirë një deputete të Kuvendit të Serbisë, prezantoi draftin se si do të dukej ky instrument.
Kryeministri Kurti, i shkarkoi këta ekspertë serbë dhe propozoi një “draft-vizion” të tij.