Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në jug të Londrës. Viktima është identifikuar si Lorik Abazi. Ai u gjet me plagë thike në Parkun Tregtar Valley në Hesterman Way, Croydon, rreth orës 01:15. Fatkeqësisht ai nuk iu mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital të dielën.
Gjithashtu lidhur me këtë ngjarje u gjetën të plagosur edhe dy 21-vjeçarë. Edhe ata kanë marrë plagë të shkaktuara nga thikë dhe janë arrestuar me dyshimin për përleshje.
Njëri ka lëndime që mund të jenë kërcënuese për jetën dhe mbetet në spital. Tjetri është marrë në paraburgim pasi është liruar nga spitali.
Dy vajza, të dyja 25 vjeç, dhe një 28-vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasjen. Njëra prej vajzave më pas u lirua me kusht.
Familjarët e të riu theksuan se janë të shkatërruar nga humbja e 22-vjeçarit teksa bën thirrje që t’iu respektohet privatësia.
“Ne, prindërit e tij, vëllai, e dashura, gjyshërit dhe familja e miqtë e tij e deshëm shumë. Një dritë është shuar në jetën tonë dhe jemi të shkatërruar pa fjalë nga humbja e tij. Ju lutemi të respektoni privatësinë në këtë kohë,” shtuan ata.



