Një 30-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në afërsi të fshatit Novosejë, në autostradën Fier-Vlorë.
Policia thotë se viktimë ka mbetur shtetasi 30-vjeçar Kristjan Marku nga Rrësheni, i cili ndodhej brenda makinës së tij “Volkswagen” kur është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Pranë zonës së krimti është gjetur edhe një automjet i djegur që besohet se u përket autorëve. Paraprakisht mendohet se 30-vjeçarit i është zënë pritë dhe është qëlluar me kallashnikov.
Viktima është me precedent penal për “Vrasje me dashje në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Forca të shumta të policisë ndodhen në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit