Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një grua është gjetur e vrarë përpara Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Viktima në moshën 35-vjeçare dyshohet se ishte shtatzënë, por kjo nuk është konfirmuar nga policia.
Bëhet me dije se gruaja ishte divorcuar ndërsa dyshimet e para janë se e ka vrarë ish-bashkëshorti.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.”- njofton policia e Kosovës.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.