Janë publikuar pamjet të sherrit të ndodhur në Borizanë të Krujë me fisit me mbiemër Maja dhe fisit me probleme të theksuar me ligjin, Rraja.
Në këto pamje të publikuara nga media, shihen anëtarët e fisit Rraja me shkopinj bejsbolli teksa dhunojnë brutalisht dy persona nga fisi Maja që ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.
Kanë qenë 10 anëtarë të fisit Rraja që dhunojnë dy persona duke i goditur në trup dhe në kokë. Njëri prej të plagosurëv, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet. Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë. Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma. Njëri prej tyre shihet dhe me armë në dorë.
Sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave. Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa. Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave. Për ngjarjen policia ka shoqëruar dy persona.
Bëhet me dije se Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja i cili është një nga personat e përfshirë në konflikt është edhe administratori i një guroreje.
Jashar Maja dhe Bilbil Maja janë dërguar në spital për shkak të dhunës, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma.