Vrau me pesë plumba djalin e xhaxhait, autori paraqitet sot në Gjykatën e Vlorës për masën e sigurisë

Në Gjykatën e Vlorës do të mbahet sot seanca gjyqësore për Bertil Alliaj, i cili qëlloi për vdekje me 5 plumba kushëririn e tij, Dalan Alliaj 36 vjeç disa ditë më parë.

Bertil Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur. Ai u dorëzua pas thirrjeve të policisë. Deri më tani 32-vjeçari nuk e ka treguar arsyen e vërtetë të konfliktit që kishte me kushëririn e tij.

‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, tha Bertil Alliaj përpara togave të zeza.

Bertil Alliaj gjithashtu rezulton i shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur në vitin 2015, si dhe i dënuar në mungesë me 35 vite burgim.

Të Fundit