Vrau kunatin që i kishte për*unuar vajzën prej vitesh, gjykata greke rikthen në burg 50-vjeçarin shqiptar

50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej vitesh është rikthyer në brug me një vendim të ri të gjykatës.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe kërkoi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili deri më sot qëndronte në arrest shtëpiak për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.

Rikujtojmë se 50-vjeçari ka vrarë me armë gjahu kunatin 33-vjeçar pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën dhe e shantazhonte me video intime.

Menjëherë më pas është dorëzuar në polici.

Të Fundit