Kosova u trondit nga një vrasje makabre që ndodhi të mërkurën e 30 nëntorit, në oborrin e QKUK-së. Një burrë dyshohet se vrau ish-gruan e tij shtatzënë, e cila ishte në ditët e fundit të lindjes. 35-vjeçarja me inicialet H.M nga Lipjani u vra para Klinikës së Gjinekologjisë.
I dyshuari për këtë vrasje makabre është Sokol Halili nga Shtimja. Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë e tij. Sokol Halili nga Shtimja, i cili dyshohet se kreu vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, H.M, mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës. Burime nga policia e Kosoves thanë që nuk ende ndonjë informacion shtesë për rastin në fjalë.
Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj.
Motra e viktimës tha se autoritetet kanë qenë të njoftuara për shkurorëzimin e 35-vjeçares dhe problemet me ish-bashkëshortin.
Dorasi dhe viktima
Ajo tha se familjarët e burrit i cili dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, e kanë lutur motrën e saj të kthehet në shtëpi.
Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra këtë të mërkurë, kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse.
Balaj ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra të mërkurën mbrëma nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes, ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
“Sipas informacioneve që i kemi e ndjera ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj”, ka thënë ajo.
Kjo është vrasja e dytë e grave në një javë në Kosovë. Më 25 nëntor një burrë vrau gruan e tij në Prishtinë.
Të dyja vrasjet ndodhën ndërsa në Kosovë po mbahet një fushatë 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”.