Vrau ish-gruan brenda zyrave të punës, i dyshuari ndalohet brenda pak orëve. Nga të shtënat u plagos edhe një i mitur

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dalë me një njoftim për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Ferizaj ku mbeti e vrarë një grua, e cila po dyshohet se u privua nga jeta nga ish-burri i saj. Ndërkaq, nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një i mitur.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person – e gjinisë femërore, ndërsa një person tjetër- i mitur, ka mbetur i plagosur.

I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria.

Ajo shton se hetuesit Rajonalë të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartcekur.

Të Fundit