Është vendosur në pranga këtë të shtunë Pnateli Nkaoleci, autori i vrasje së në Volos të një gruas së tij një ditë më parë në sy të 4 fëmijëve. Mësohet se vrasësi është arrestuar këtë të shtunë nga policia greke.
Sipas informacioneve ai është arrestuar në rrugën Pagason pranë qendrës së qytetit, 200 metra larg nga vendi i krimit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme.
Nga burimet mësohet se autori ishte fshehur në një parking ku ka qëndruar pas ngjarjes së ndodhur.
Menjëherë pas kryerjes së krimit, ai u arratis nga vendi i ngjarjes, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.
Policia greke thotë se autori i krimit kishte një histori të rëndë psikiatrike. Në qershor 2025, ai u përpoq të bënte vetëvrasje, gjë që çoi në shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike.