Një i dënuar është gjetur i varur në qelinë e burgut të Peqinit, ku vuante dënimin për një ngjarje të rëndë
Viktima është identifikuar si engjëll Ucaj, 78-vjeç, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e djalit të tij dhe bashkëshortes së tij shtatzënë, më 30 janar të vitit 2013.
Institucioni i vuajtjes së dënimit bën me dije se janë vënë në dijeni autoritetet përkatëse për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Është gjendur i varur në dhomën e tij i dënuari Engjëll Kol Ucaj, i lindur më 20 shkurt 1946 në Krujë dhe banues në Elbasan. Ucaj, i dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023.
Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, Ucaj u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Peqinit, ku, pas përpjekjeve të mjekëve nuk artiti t’ia dalë.
Ky i dënuar ishte përgjegjës për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe bashkëshortes së tij shtatzënë”, njofton IEVP Peqin.
Ngjarja e rëndë ndodhi 11 vite më parë në lagjen “Sul Paprri” pranë postës, në qendër të qytetit të Elbasanit. 27-vjeçari Sokol Ucaj dhe gruaja e tij 24-vjeçare, shtetasja italiane Xhulia Poltofieri gjetën vdekjen e menjëhershme nga plumbat e marrë.
Sipas dëshmive në polici të familjarëve asokohe, 27-vjeçari që pas kthimit nga Italia në vitin 2012 ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj babait te tij.
Pasditen e ditës së ngjarjes Engjëll Ucaj ishte paraqitur në polici për të denoncuar dhunën e vazhdueshme që djali ushtronte ndaj tij. Edhe pse u thirr në polici, 27-vjeçari pas kthimit në shtëpi dhunoi sërish të atin.
65-vjeçari, përmes një telefonate, kërkoi sërish ndihmën e policisë dhe në momentin që uniformat blu kanë mbërritur, ai ka shtënë mbi djalin dhe nusen e tij, duke i lënë të vdekur në vend dhe më pas ka hapur derën dhe është dorëzuar.