Djali 25-vjeçar që tronditi Durrësin disa ditë më parë, pasi vrau me thikë babain e tij në fshatin Shkallnur, doli këtë të shtunë para gjykatës, ku po zhvillohet seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit Marjan Kodheli, 25 vjeç.
Në seancë, Prokuroria e Durrësit përfaqësohet nga prokurorja Matilda Fetau, ndërsa çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika.
Ngjarja ndodhi më 28 tetor, në mesditë, në fshatin Shkallnur, ku Marjan Kodheli goditi me thikë të atin, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në dëshminë e dhënë në polici, 25-vjeçari ka treguar se ngjarja ndodhi gjatë drekës, pas një debati me të atin
“Babai mu turr, nuk më linte të haja bukë i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia”, ka deklaruar ai para hetuesve.



