Mario Përlleshaj, autor i vrasjes së bashkmoshatarit të tij, 14-vjeçarit Martin Cani përmes avokatit mbrojtës ka dorëzuar kërkesë në gjykatën e apelit për zëvendësim mase sigurimi personal. Kërkesa pritet të shqyrtohet sot.
Kujtojmë se më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 18 nëntor rreth 300 metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku pas një konflikti mes disa adoleshentëve mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagosën dy bashkëmoshatar, njëri prej të cilëve autori i ngjarjes, Mario Përlleshaj.
14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.