Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në Pllanë të Lezhës.
Mësohet se si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i vrarë.
Viktima dyshohet se është babai i Roan Brahimit, i cili vdiq nga një atentat në Greqi
32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit 2024 në një atentat mafioz në Athinë. Së bashku me të, në momentin kur autorët i zunë pritë ishte dhe bashkëshortja Katerina Beqo, 37 vjeç. Kjo e fundit iu shpëtoi plumbave, por është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike. Në drejtim të makinës ku po udhëtonte çifti, të cilët kishin shkuar për të marrë fëmijën e tyre të mitur janë lëshuar më shumë se 100 plumba.
Roan Brahimi ishte një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Ai njihej edhe me emrin Sidorel Prendi.
Shkak për atentatin ndaj Ylli Brahimit u bë mosshlyerja e disa borxheve të bixhozit. Gjithçka lindi pasi Ylli e dërgoi Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.
E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin me fjalët: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!
Ndaj edhe u hakmorr duke i zënë pritë, por plumbat i morën jetën vetëm Klinsman Preçit, i cili vetëm sa ishte ofruar të shoqëronte në banesë Ylli Brahimin.
Përveç atentatit në Kurbin, Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.
Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pozita e tij lidhur me këtë ngjarje nuk u zbardh, ose të paktën deri më tani. Megjithatë duket se e shkuara dhe hakmarrja për borxhet e bixhozit e kanë ndjekur edhe në Greqi, atje ku bashkë me të shoqen po prisnin të merrnin fëmijën nga parku. Gruaja e tij aktualisht ndodhet në spital, ndërsa 2 autorët ende nuk janë identifikuar nga Policia greke.