Një ngjarje horror është regjistruar në Slloveni, ku një vajzë e re është vrarë nga partneri i saj 48-vjeçar, i cili është kuzhinier. Sipas mediave të huaja, Josef Hanuska, i ka hequr zemrën partneres së tij, Patricias, e cila punonte si kameriere dhe më pas e ka copëtuar trupin e saj.
Madje policia gjeti në banesën ku jetonte çifti në Bratislavë një kovë me organet e ndryshme të vajzës që shefi 48-vjeçar i kishte hequr nga trupi. Skena e tmerrshme u plotësua nga lëvizja e 48-vjeçarit, i cili kishte vendosur një pasaportë britanike mbi çarçafin me të cilën kishte mbuluar kufomën e copëtuar në shtrat.
Krimi doli në dritë të mërkurën e kaluar kur një i afërm i 48-vjeçarit u tha autoriteteve se kishte marrë një mesazh nga shefi i kuzhinës që thoshte se ai do të vriste veten. Kur policia shkoi në banesën e tij, 48-vjeçari ishte larguar dhe më në fund u gjet të premten i fshehur në një bodrum.