Vrasje brenda familjes/ 29 vjeçari masakron bashkëshorten dhe arratiset

Një krim i rëndë brenda familjes është regjistruar pasditen e sotme në Fier.

Një 29 vjeçar i quajtur Demokrat Medinaj ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj, e cila sipas policisë ka ndërruar jetë në vend.

Pas ngjarjes në lagjen “Sheq i Madh”, i riu është larguar nga banesa. Forcat e rendit janë vendosur në rrugët e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Njoftimi:

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit