Vrasja në Vlorë, flet autori: Kisha motiv të fortë

36-vjeçari, Dalan Alliaj u vra mbrëmjes të shtunës në fshatin Gjorm nga djali i xhaxhait të tij, Bertil Alliaj. Vrasja ndodhi shumë pranë derës hyrëse të një prej familjarëve të viktimës pranë qendrës së Gjormit. Ndaj tij u goditën plot 8 herë dhe 8 plumbat e kapën në trup.

– Advertisement –
Kushëriri i tij e ka goditur me armë zjarri të llojit pistoletë nga një distancë e shkurtër. Nga 10 plumba që mund të godiste pistoleta e llojit Beretta FS92, 8 janë gjuajtur drejt viktimës për tu siguruar se do të ndërronte jetë në vend. Në momentet e ngjarjes viktima ka qënë duke shkuar në shtëpinë e xhaxhait të tij që jeton në Gjorm, kur përpara i ka dal 32-vjeçari dhe e ka goditur me pistoletë.

Mësohet se ai ka qëlluar pa folur aspak dhe pa patur debat me viktimën. Më pas Bertil Alliaj është larguar i qetë në këmbë duke shkuar dhe duke u fshehur drejt një zone të thellë malore po në këtë fshat. Kanë qënë familjarët që pas krismave kanë dal nga shtëpia dhe kanë parë trupin e 36-vjeçarit që dergjej në gjak.

Familjarët kanë lajmëruar policinë e Vlorës dhe autoambulancën të cilar kanë shkuar drejt Gjormit. Në fshat kanë marrë 36-vjecarin e plagosur duke i dhënë rrugës ndihmën e parë mjekësore. Por pavarësisht ndihmës mjekësore ai nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve.

Rreth orës 21:00 të së shtunës, ai ka mbërritur i pajetë në spitalin rajonal të Vlorës. Fatale mësohet se kanë qënë tre plumbat që e kanë kapur në zemër dhe shumë pranë saj. Bertil Alliaj duhet të ishte në burg. Pasi ai është pjesëmarrës në masakrën e Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj, pas një konflikti banal mes dy grupeve të rinjsh që përfundoj në një konflikt me armë që la pas tre viktima.

Autori i vrasjes së Dalan Alliaj rezulton i dënuar në mungesë me 35 vite burg si pjesëmarrës në masakrën e Çoles. Por pavarësisht këtij fakti ai lëvizte i lirë, i pashqetësuar dhe shpeshherë shkonte edhe në Gjorm. Në kërkim prej vitit 2015 kohë kur ndodhur masakra e Çoles deri në kryerjen e vrasjes së 36 vjecarit

Policia pas ngjarjes ka nisur kërkimet. 32-vjecari Bertil Alliaj ishte nisur të fshihej drejt maleve policia e ka përqëndruar kërkimin në zonën e thellë malore të Gjormit. Pas 5 orësh në arrati Bertil Alliaj është mundur të lokalizohet dhe vihet në pranga. Evidentimi i tij është bërë i mundur nga përdorimi i dronëve termik të cilët e kanë identifikuar Bertilin aty se ku ky i fundit fshihej në një zonë të thellë malore.

I kanë gjetur gjithashtu armën e krimit një pistoletë të llojit Beretta FS90 si dhe një karrikator me 10 fishekë. Kur e ka parë vetën të rrethuar nga uniformat blu nuk ka bërë rezistencë. Ai a ngritur duart dhe ka thënë dorëzohem.

Ai është marrë në pyetje disa herë dhe në vendin e ngjarjes dhe në polici por nuk ka treguar motivin e ngjarjes. Ka thënë vetëm që “Ka një motiv të fortë për ta vrarë por do ta tregoj më vonë” teksa ka treguar dinamikën e ngjarjes, mënyrën si e ka vrarë dhe ka vepruar

Pas ngjarjes janë pyetur në polici rreth 10 persona 5 prej të cilëve dëshmimtarë në ngjarje apo minuta pas saj si dhe familjarë. Ata kanë dhënë dëshminë e tyre në polici por skanë treguar ndonjë detaj në lidhje me motivin apo shkaqet e kësaj ngjarje. 36-vjeçari i vrarë është një figurë e pastër për blutë e Vlorës.

Ai është banues në Levan pronar i një biznesi servis dhe shitje automjetesh në Levan. Djalë i qetë dhe pa probleme edhe në fshatin Gjorm apo në Levan ku jetonte. Shpesh vinte tek të afërmitë e tij në Gjorm ku kalonte ditë dhe kishte dhe miqësi të ngushtë me shumë banorë.

Të Fundit