Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar pak minuta më parë në Nikël. Mësohet se autori i identifikuar si Eduart Afmataj ka vrarë me armë zjarri Artur Çangun.
Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre. Ende nuk dihen shkaqet e sakta ndërsa vetë autori bëhet me dije se ka njoftuar policinë për krimin e rëndë që ka kryer.



