Sadri Sadriu ka mbetur i vrarë mbrëmë në fshatin Bibaj të Ferizajt në Kosovë, pasi zyrtari policor, Festim Ramadani, ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në oborrin e një salle dasmash. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovë, të cilët kanë konfirmuar edhe vetë-dorëzimin e këtij të fundit në Polici.
Gazeta Nacionale mëson se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘përdhunimi i dy motrave të autorit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’. Sipas burimeve tona, viktima ishte burri i tezës së autorit.
Viktima Sadri Sadriu është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu.
Për rastin, sipas burimeve të medias kosovare, ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, z.Prindon Sadriu por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.