Vrasja në Berat, zbulohet shkaku! Autori dhe viktima sherr për kalin

Zbulohet shkaku i vrasjes që ndodhi të martën në Berat, një person është vrarë me thikë për një konflikt që kishte nisur për një kalë, me të cilin autori shëtiste turistët nëpër kala.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë. Shtetasi Kristo Mema, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të Fundit