Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Astir, Tiranë, ku 25-vjeçari Darmend Keli ka vrarë me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari.
Sipas burimeve për media Keli ka qenë në shtëpi dhe ka parë nga ballkoni që Hoxhallari i ka ngacmuar të fejuarën. Në këtë moment ai ka marrë një thikë nga shtëpia dhe ka zbritur poshtë, aty ku janë konflikuar dhe e ka qëlluar katër herë me thikë.
Autori dhe viktima nuk njiheshin me njëri tjetrin dhe ky i fundit jetonte në Yzberisht.
25-vjeçari është vënë në pranga në vendin e ngjarjes, pak pas konfliktit, ndërsa 34-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku nuk i ka mbijetuar plagëve të rënda.