Trupi i pajetë i palestinezes mund të varroset në Shqipëri. Ka kaluar më shumë se një muaj nga kjo ngjarje dhe familjarët e saj nuk kanë paraqitur kërkesë pranë autoriteteve shqiptare për të tërhequr trupin e 24-vjeçares i cili vijon të mbahet në morg.
Sa i përket procedurës ligjore, Prokuroria përmes një shkrese i konfirmon Institutit të Mjeksisë Ligjore për varrosjen e saj dhe më pas Bashkia ka tagrin për ta varrosur në varrezat publike.
Pavarësisht se policia gjermane ka njoftuar familjen e Rayyan Alwan, motivet e këtij vendimi mbeten të paqarta.
Më 19 shkurt, Fadi dhe Rayyan Alwan erdhën në Shqipëri për herë të parë.
Ata morën një banesë me qira në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë. Policia fillimisht njoftoi se ishin bashkëshortë, por pas hetimeve rezultoi se ishin babë e bijë.
49-vjeçari pas qëlloi për vdekje me thikë vajzën e tij u largua më 22 shkurt nga Rinasi dhe dyshohet se është larguar drejt Libanit.
Konfliktet me familjarët e saj dyshohet se kishin nisur pas divorcit të 24-vjeçares pasi kjo e fundit nuk po zbatonte parimet e fesë islame.