Një familjare e afërt e Alba Cenkos, 32-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në mënyrë makabre, ka dhënë një dëshmi tronditëse për media.
Ajo tregoi se familja e viktimës ka dyshime te e ëma e Kastriot Cenkos, bashkëshortit të viktimës.
Sipas saj mamaja e autorit të vrasjes ka ndërhyrë në telefon kur motra e Albës ka komunikuar me Kastriotin, duke ngritur dyshime për një implikim të mundshëm të saj.